Analisti Aleksandër Çipa ka rrëfyer në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, se 12 faqe online janë identifikuar si të financuara nga shtete malinje.
Duke diskutuar për faqet online analisti Çipa u shpreh se vitet e fundit janë disa media apo blogje të rajonit në gjuhën shqipe të cilat janë nën kujdesin e sigurisë së aleancave euro-atlantike.
“Për sa i përket ekzistencës kryesisht të online-ve të cilat financohet përmes projekteve te ndryshme nga shtete të tjera përfshihen edhe shtetet me ndikime malinje në rajonin tonë. Madje ne kemi thënë që janë rreth 12 online përfshi edhe faqe të strukturuara blogje dhe pjesa tjetër gjatë 5-6 viteve të fundit janë prezentë disa nga opsionet në shqip të mediave të rajonit por që kanë ndikime të cilat janë nën kujdesin e sigurisë së aleancës euro-atlantike ku kam parasysh Rusinë, Kinën, Turqinë, Iranin”, u shpreh Çipa .
/rtsh.al/