Vendimi i qeverisë për mbylljen për një vit të rrjetit social TikTok ka ngritur diskutime në studion e emisionit “3D”.
Analisti Zylyftar Bregu tha se pas marrjes së një vendimi të tillë qëndrojnë teori konspirative ndërsa thekson se nuk mund të jetë specifikisht rasti ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, në një shkollë në kryeqytet.
“Është një tentativë për të kufizuar hapësirën e komunikimit. TikTok është një rrjet social që nuk para kontrollohet. Rasti i fëmijëve nuk kanë pasur llogari në këtë platformë. E dyta TikTok nuk përdoret vetëm nga të rinjtë, por edhe moshë e madhe. Dhe e treta, TikTok është një rrjet social në të cilën bëhet biznes dhe zoti Rama me vendimin për mbyllje duhet të preki një numër të konsiderueshëm shqiptarësh që e përdorin për biznes.
Po cili është motivi i fshehur, përderisa nuk është rasti i fëmijëve në shkolla. Për arsyen e vërtetë ka teori konspirative që lidhen me gjeopolitikën, me një lloj zelli që kryeministri do që të tregojë, me një lloj eksperimenti që po bëhet me këtë kompani e të tjera. Janë disa teori”, tha Bregu.