RTSH 24 Live

Kuzhinë

Cilat arrore duhet të konsumoni për një shëndet më të mirë?

24/08/2023

Cilat arrore duhet të konsumoni për një shëndet më të mirë?

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese, gjë që i bën ato ushqimin ideal të shëndetshëm.

Të preferuara si pjesë e një diete të mirë, ato mund të ndihmojnë në reduktimin e faktorëve të rrezikut që lidhen me shumë sëmundje kronike.

Dhe pse është e vërtetë që arrat janë të pasura me yndyrë, në pjesën më të madhe ato kanë yndyra të shëndetshme.

Arrat braziliane – Të pasura me selen, përfitimet shëndetësore të arrave braziliane mund të përfshijnë reduktimin e niveleve të kolesterolit, stresin oksidativ dhe inflamacionin.

Arrat – Janë një burim i shkëlqyer i acidit yndyror omega-3 dhe acidit alfa-linolenik, përfitimet shëndetësore përfshijnë përmirësimin e faktorëve që lidhen me shëndetin e zemrës, duke përfshirë presionin e gjakut dhe qarkullimin, reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e funksionit kognitiv të trurit.

Bajamet – Përmbajnë lëndë ushqyese, përfitimet shëndetësore përfshijnë reduktimin e kolesterolit “të keq” LDL, ndihmon në humbjen e peshës dhe ndihmon në uljen e rritjes së sheqerit në gjak tek personat qe vuajnë nga diabeti.

Kikiriku - Nuk janë arra por  bishtajore. Të mbushura me lëndë ushqyese, përfitimet shëndetësore mund të përfshijnë reduktimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Fëstëkët – Të pasura me fibra, përfitimet shëndetësore përfshijnë rritjen e kolesterolit "të mirë" HDL dhe përmirësimin e presionit të gjakut dhe statusit oksidativ (nivelet e gjakut të kimikateve të oksiduara, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundjet e zemrës).

Farat e pishës – Të pasura me vitamina dhe minerale thelbësore, përfitimet shëndetësore të farave të pishës përfshijnë shëndetin psikologjik, forcimin e kockave dhe rritjen e sistemit imunitar sipas Serisë Ushqimore Natyrore.

/rtsh.al/