RTSH 24 Live

Aktualitet

Çifti brazilian mahnitet në Kukës 

17/04/2024

Çifti brazilian mahnitet në Kukës 

Kristian dhe Mario një çift turistësh nga San Paolo i Brazilit, i takuam rastësisht në njerën prej kafeneve të qytetit të Kukësit. Nuk hezituan të na tregonin se si kane mbërritur në Shqiperi. Mario është tek të 70-at, ndërsa bashkëshortja e tij Kristjan 60. 

"Kemi udhëtuar në më shumë se 70 shtete, por hera e parë që jam në Shqipëri. Në Brazil ka përshtypje të tjera për Shqipërinë. E cilësojnë të varfer e të pazhvilluar, por unë jam surprizuar nga ajo që gjeta ketu. Njerëz të mirë, të bukur, qytet i pastër e vend i mrekullueshem...." thonë ata.

Çifti brazilian nuk kishte informacion për Kukësin. Mario na tregon se po ktheheshin nga Serbia, por gjatë udhëtimit nga rruga panë malin e Gjalicës, qytetin e vogël të Kukësit, liqenin e gjithçka që e rrethonte dhe janë befasuar. Kjo pamje nxiti bashkëshorten e tij për të ndaluar menjëherë në Kukë e për ta kaluar natën në këtë qytet... Gjatë qendrimit në Kukës vizituan qytetin, muzeun etnografik, një ekspozitë pikture pranë pallatit të kulturës si dhe një vizitë të shkurtër në Radio Kukësi.. Janë befasuar nga ajo çfarë panë e përjetuan në Kukës.  Kristian, në çdo çast shkrepte foto e u dërgonte miqve të saj në Brazil.. Ata janë kënaqur edhe me ushqimin kushtet akomoduese e sigurisht edhe çmimet... Për Marion çmimet në Shqipëri duken të njëjta me Brazilin, por shumë më të lira se në shtetet e Europës...

Kristinë e Mario thanë se nuk do të reshtin se foluri me miqtë e tyre për Shqipërinë e shqiptarët, sigurisht edhe për qytetin e vogël të Kukësit nga i cili u larguan me përshtypjet më të mira duke premtuar se do të kthehen sërish.

/ rtsh.al /