RTSH 24 Live

Botë

CIA, fushatë online për rekrutimin e informatorëve në Kinë, Iran dhe Kore të Veriut

03/10/2024

CIA, fushatë online për rekrutimin e informatorëve në Kinë, Iran dhe Kore të Veriut

Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës ( CIA ) ka nisur një fushatë për rekrutimin e informatorëve në Kinë, Iran dhe KOre të veriut. Në llogaritë e saj në rrjetet sociale, organizata e inteligjecës publikoi mesazhe në gjuhën mandarine, farsi dhe kroeane ku udhëzonte përdoruesit e rrjeteve se si ta kontaktonin pa u rrezikuar.  

Kjo fushatë pason atë që agjencia ndërmorri pas pushtimit të Ukrainës për rekrutimin e rusëve, për të cilën CIA tha se kishte rezultuar e sukseshme. "Duam që individë në regjime të tjera autoritare ta dinë se jemi të hapur për biznes, u shpreh përmes një deklarate një zëdhënës i agjencisë.  

Në mesazhet e rekrutimit që u publikuan në platform si X, facebook, youtube instagram, telegram si dhe në atë që quhet rrjeti i errët i internetit kërkoheshin emrat, vendodhja dhe detajet e kontaktit të individëve. Udhëzimet e detjaruara këshillonin përdoruesit e platformave që të kontaktonin me cian përmes faqes zyrtare duke përdorur rrjet private të enkriptuara ose broausera si rrjeti Tor, të cilat shpesh përdoren për të patur akses në rrjetin e errët të internetit. "Nuk kujtoj të ketë patur më parë një fushatë të tillë rekrutimi ku përdorej youtube apo media të tjera sociale, të paktën në gjuhën koreane. Duket se këto përpjekje po i bazojnë tek suksesi që kanë patur me rekrutimet në Rusi, por nuk e di sa efektive do të jetë e gjithë kjo veçanërisht duke patur parasysh faktin se shumë koreano veriorë nuk kanë qasje në internet", u shpreh për korporatën britanike të trasnmetimeve një professor i marrëdhënieve ndërkombtare në Univerisitetin Hankuk të studimeve të huaja në Seul. Ai tha se SHBA ndoshta po shënjestronte koreanoveriorët që merren me tregti dhe kalojnë në mënyrë jozyrtare kufirin me Kinën ku mund të kenë akses në internet. 

Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën, inteligjenca amerikane i konsideron si shënjestra të vështira përsa i përket mbledhjes së informacioneve të inteligjencës. "Këto përjekje paraqesin mënyrën se si CIA po i përshtatet mjedisit të ri botëror ku është shtuar shtypja shtetërore dhe survejimi global", shkruhet ndërkohë në deklaratën e agjencisë amerikane të spiunazhit. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /