RTSH 24 Live

Kuzhinë

Çfarë janë ushqimet organike dhe sa të shëndetshme janë ato?

27/05/2024

Çfarë janë ushqimet organike dhe sa të shëndetshme janë ato?

Në teori, ushqimi organik tingëllon si një zgjedhje më e shëndetshme kur krahasohet me ushqimin jo organik por a janë ushqimet organike më të mira për ju?

Çfarë është ushqimi organik? – Ushqimi organik ka të bëjë me procesin se si prodhohen ushqimet. Ushqimet organike prodhohen pa përdorimin e kimikateve artificiale, hormoneve, antibiotikëve dhe organizmave të modifikuar gjenetikisht. Ushqimet organike janë gjithashtu pa aditivë artificialë të ushqimit, si ëmbëltuesit artificialë, glutamat monosodium (MSG), konservues, ngjyrues dhe aromatizues.

Çfarë përdoret për të prodhuar ushqim organik? - Fermerët përdorin plehra natyrale, si pleh organik, në vend të produkteve artificiale.

A janë ushqimet organike më ushqyese? - Hulumtimi nuk është përfundimtar. Ka një sërë studimesh që tregojnë përfitime të shumta, ndërsa të tjerë nuk gjetën dallime midis ushqimeve organike dhe jo organike.

Studimet që gjetën dallime - Sipas një numri studimesh , të korrat e kultivuara në mënyrë organike janë në fakt më të pasura me antioksidantë  dhe vitamina. Një studim zbuloi se manaferrat organike dhe misri përmbanin 58% më shumë antioksidantë dhe deri në 52% më shumë vitaminë C sesa ato të rritura përmes metodave konvencionale të bujqësisë. Për shkak se të mbjellat nuk mbrohen nga pesticidet kimike, ato zhvillojnë nivele më të larta të antioksidantëve.

Qumësht organik - Qumështi organik dhe produktet e tjera të qumështit janë më të pasura me acide yndyrore omega-3, hekur dhe vitaminë E. Megjithëse qumështi jo organik ka në fakt nivele më të larta të selenit dhe jodit, kur krahasohet me qumështin organik.

Lëndët ushqyese -Një studim vëzhgues që krahasoi marrjen ushqimore të pothuajse 4,000 njerëzve që hanin perime organike dhe jo organike, zbuloi se "ka prova të pamjaftueshme për të rekomanduar perimet organike mbi ato konvencionale".

/rtsh.al/