Për të disatin vit me radhë është zhvilluar censusi i Pelikanit Kaçurrel në liqenin e Shkodrës lumin Buna dhe në Velipojë.
Tonin Macaj, përgjegjës i sektorit të menaxhimit në ADZM Shkodër shprehet se nga viti ne vit vërehet se ka një rritje te numrit te individëve të regjistruar.
“Situata në liqenin e Shkodrës është e përmirësuar sepse jo vetëm nga censusi që është bërë kohët e fundit ka një numër në rritje të pelikanit kaçurrel në liqenin e Shkodrës”, u shpreh Tonin Macaj, Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit në ADZM Shkodër.
Macaj thekson se situate dhe gjendja e Pelikanit Kaçurrel këtë vit është shumë e mirë ndërsa thot se këtë vit janë numëruar 70 individ.
“Nga monitorimi rezultuan këtë vit rreth 70 individ nga Zogaj deri tek ura e Bunës dhe deri në Han të Hotit në të cilët 60 ishin individ të rritur dhe 10 ishin juvenil”, u shpreh Macaj.
Sipas te dhënave nga Administrate e Zonave të Mbrojtura në Shkodër gjate e këtij censusi kane rezultuar 70individ pelikani, nga ku 10 individ juvenile dhe 60 individ adult.
/RTSH/