RTSH 24 Live

Aktualitet

Censi/ Një ditë me anketuesin. Çfarë ndodh nëse nuk ndodhemi në shtëpi?

19/09/2023

Censi/ Një ditë me anketuesin. Çfarë ndodh nëse nuk ndodhemi në shtëpi?

Mirela është pjesë e grupit të anketuesve të INSTAT, që do të plotësojë pyetësorin e Censit në çdo familje.

Ajo do të bëjë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në Njësinë Nr 9 në Tiranë.

Një anketues troket mesatarisht në 7 dyer çdo ditë, për të bërë pyetjet që lidhen me statusin civil, arsimin, punësimin, pronësinë e banesës, etj. Bashke me Mirelën ështe edhe Rudina, kontrollore e punës së anketuesve.

Por çfarë ndodh nëse anketuesi nuk gjen njeri në banesën që shkon për anketim.

Blerta Mujo, Përgjegjëse për statistikat e nivelit të jetesës në INSTAT tregon për RTSH si arrihet kontakti me qytetarët.

Në momentin që nuk ka kontakt të parë, anketuesi me familjen pasi troket në banesë, i duhet të shkojë deri në tre herë.  Pas mos kontaktimit në herën e parë, anketuesi lë një letër me të dhëna si numri i tel të anketuesit dhe dita kur anketuesi do të rikthehet në banesë”, tha Mujo.

Një anketues ka 200 banesa  në ngarkim që duhet të realizojë regjistrimin e popullsisë dhe pasurive në afatin 6 javor sa zgjat procesi. Janë 7. 500 anketues në gjithë vendin që do regjistrojnë popullsinë.  

Gazetare: Teuta Shamku

/rtsh.al/