RTSH 24 Live

Sociale

Çelet kompleksi rinor " Syri i Sheganit " në Malësi të Madhe

27/11/2024

Çelet kompleksi rinor " Syri i Sheganit " në Malësi të Madhe

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije se është inauguruar kompleksi rinor “Syri i Sheganit” në Malësinë e Madhe. 
Ky investim është një mundësi e mirë për 1200 të rinj, studentë dhe nxënës që duan të përfshihen në një mjedis social në komunitetin e tyre.

“Falë këtij investimi, mbështetur nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Rinisë, do të përfitojnë mbi 1200 të rinj nga e gjithë zona, nxënës dhe studentë, duke iu ofruar një mjedis social të qëndrueshëm dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e tyre" ”, shkruan Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale. Projekti synon fuqizimin e të rinjve, nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën e komunitetit lokal, për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë një të ardhme më të mirë dhe të ndryshojnë pozitivisht jetën e tyre. 

Ministrja është shprehur më parë se buxheti për rininë është 54% më i lartë këtë vit, krahasuar me gjithë të tjerët pararendës. Në projektbuxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 333 milionë lekë, të cilat do të shkojnë në mbështetje të drejtpërdrejtë për të rinjtë, krahas dhe investimeve të tjera indirekte për rininë. Rritja e mbështetjes buxhetore për rininë për vitin 2025 vjen në kuadër të punës së konsiderueshme të zhvilluar gjatë këtyre viteve me qëllim fuqizimin e politikave rinore, duke filluar që me hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë, por edhe ristrukturimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë me qëllim fuqizimin e rolit të kësaj të fundit në kuadër të mbështetjes së të rinjve në të gjithë Shqipërinë.

/ rtsh.al /