RTSH 24 Live

Televizion

Capital T triumfon në “Netët e Klipit Shqiptar”

07/06/2021

Capital T triumfon në  “Netët e Klipit Shqiptar”

Festivali unik i videoklipeve “Netët e Klipit Shqiptar”përfundoi mbrëmjen e së dielës, rrugëtimin e edicionit të 18-të të tij. Triumfues i natës finale ishte artisti Capital T, ku klipi i këngës “Rrushe” u shpall si më i miri në të gjithë komponentët e tij, një realizim i “Gjirafa Film”.
Përgjatë mbrëmjes u ndanë edhe 22 çmime të tjera për kateri të ndryshme:
1. Debutuesi më i mirë - Mos - Marko Strazimiri
2. Klipi më i mirë urban - A Jena - Nita Latifi
3. Imazhi më i mirë në klip - Mos Shko - Dafina Zeqiri & Ylli Limani
4. Best Promotion - Ne Zemer Tjeter - Besa Kaziu
5. Klipi më i mirë alternativ - Goddess Likeme - Kleoniki Delijorgji
6. Çmimi special i jurisë - Kujtim Prodani
7. Çmimi i Jurisë - Provokim - Neki Emra
8. Çmimi Deliart - Mono - Bojken Lako & Kastro Ziso & Alban Kondi
9. Klipi me i mirë i Muzikës Qytetare - Le Te Thyhen Gotat - Rovena Stefa
10. Klipi më i mirë pop - Mbaje Fjalen - Shkumbin Ismaili
11. Dueti më i mirë në klip - Ti Ma More Zemren - Devis Xherau & Spanja Pipa
12. Kamera më e mirë - Mos Shko - Wonder, Yllka Mustafa & Andi Gola
13. Montazhi më i mirë - Mall Bulevardi - Adhurim Demiri - Gjergji Pano, Armand Vllahu, Studio Act & Art
14. Interpretimi më i mirë mashkull - Mono - Bojken Lako & Kastro Ziso & Alban Kondi
15. Klipi më i mirë rock - Me Harrove - Redon Makashi
16. Fabula më e mirë - Rrushe - Capital T
17. Klipi më i mirë popfolk - Magic 4
18. Çmimi i medias - Sardi Struga
19. Interpretimi më i mirë femër - Beatriks Ramosaj
20. Regjia më e mirë - Beatriks Ramosaj
21. Çmimi i Publikut - Adhurim Demiri
22. Produksioni më i Mirë - Cinematik Albania - Plumba Pushke
Për katërtin vit radhazi, ky Festival i videoklipeve të trojeve shqiptare u mbajt në kalanë e Ulqinit dhe u transmetua eskluzivisht në RTSH1për Shqipërinë, në RTK për Kosovën dhe në televizionin MTV2 për Maqedoninë. 42 videoklipet në konkurim kanë qenë prurje të artistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga Diaspora.
Ky festival mban vulën e regjisorit Petri Bozo dhe Deliart Assotation, të cilët sërish këtë vit drejtimin e këtij spektakli ia besuan moderators Arjola Shehu. 
Mbrëmja ishte parashikuar të zgjaste deri në orët e vona të mesnatës, por për shkak të prishjes së motit në mesin e spektaklit, shfaqja u mbyll më shpejt.