Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 40 ditë ndaj Dritan Goxhajt, i cili u arrestua pak ditë më parë në kryeqytet, me urdhër të Gjykatës Speciale pas intervistave rreth dëshmitarëve mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Goxhaj u arrestua të hënën nga Policia e Tiranës. Ai akuzohet për intimidim të dëshmitarëve nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.
Ndërkaq, autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion shtesë nga Kosova në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga ana e tij, Dritan Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve të publikuara në rrjetet sociale. Ndërsa Gjykata Speciale ka kërkuar ekstradimin e tij.
/rtsh.al/