Një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi është plagosur me armë gjahu në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë. 36-vjeçari me iniciale V.K. nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën rrugës teksa po transportohej me helikopter në spital.
Sipas njoftimit të policisë, viktima u qëllua nga një i afërmi i tij.
“Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor.
/rtsh.al/