RTSH 24 Live

Sociale

Bukuria e shtëpive përmetare, trëndafilat e oborrit të zonjës Ganimete Vaka

16/04/2024

Bukuria e shtëpive përmetare, trëndafilat e oborrit të zonjës Ganimete Vaka

Tradita shekullore e kultivimit të luleve në avullit e shtëpive Përmetare po ruhet me fanatizëm na zonjat e këtij qytet.

Grupi i xhirimit të RTSH-së u ndal në shtëpinë e familjes Vaka. E zonja e shtëpisë Ganimete Vaka ish-mësuese e dalë në pension na priti me një dashamirësi të madhe duke na treguar edhe për pasionin e saj ndaj luleve dhe pemëve.  

Për të lulet nuk janë thjesht lule por janë gjallesa që meritojnë përkujdesjen dhe dashurinë e njerëzve.

Çdo ditë e apasionuara e luleve shprehet se u përkushtohet rreth dy orë në ditë. 

Përmeti është një qytet universal, ku vlen të theksohet shprehja ku në Përmet mund të gjen gjithçka, përveç detit. 

Në oborrin e zonjës Ganimetë në çdo stinë ka shumëllojshmëri të luleve dhe pemëve të cilat bëjnë diferencën stinore. 

Zonja Ganimete gjatë intervistës së saj u bën një apel të gjithë qytetarëve të këtij qyteti me tradita që të ruajnë ambientin dhe të kujdesen për shtimin e gjelbërimit.

Nuk ka avulli pa lule në qytetin e Përmetit gjë që e bën të dallueshëm nga çdo qytet tjetër dhe kjo fal pasionit dhe përkushtimi të qytetarëve.

RTSH