RTSH 24 Live

Sociale

Bujtinat familjare në Gjirokastër, të huajt preferojnë akomodimin në familje

25/04/2024

Bujtinat familjare në Gjirokastër, të huajt preferojnë akomodimin në familje

Në qytetin e gurtë, bujtinat familjare po preferohen gjithnjë e më tepër nga turistët e huaj. Çifti francez Guilam dhe Klemence kanë zgjedhur në vend të hotelit, të qëndrojnë në bujtinën e familjes Sulejmani në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës.

Ata thonë se vizita në Gjirokastër ka qenë shumë e veçantë dhe se qëndrimi në një shtëpi familjare i bën ata të ndihen më komod.

“Kemi një javë që po qëndrojmë në Shqipëri, dje fjetëm këtu, po na pëlqen shumë, njerëzit na duan shumë dhe kjo na bën të ndihemi mire”.

“Kemi ardhur nga Franca, zgjedhim shtëpi familjare që të ndihemi më komod , ushqimi që na ofrohet është i shijshëm dhe bio”.

Familja Sulejmani në bujtinën që ka çelur prej 3 vitesh tashmë mirëpret vizitorë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, administratorja Majlinda thotë se nga viti në vit, numri i të huajve rritet dhe se rezervimet për këtë vit kanë qenë të shumtë

Turizmi familjar po shndërrohet në një prej formave më të pëlqyera për turistët e huaj. Ai tashmë përfaqëson burimin kryesor të punësimit dhe të të ardhurave për familjet që e praktikojnë.

/rtsh/