RTSH 24 Live

Ekonomi

Bujqësia e zgjuar - Përdorimi i teknologjisë moderne nga fermerët, gati dhe trajnimi i tyre

17/02/2024

Bujqësia e zgjuar - Përdorimi i teknologjisë moderne nga fermerët, gati dhe trajnimi i tyre

Ndonëse në Europë, bujqësia inteligjente po përdoret kudo, në Shqipëri është ende një nocion i ri. Eksperti dhe zv.rektori i Universitetit Bujqësor, Ilir Kapaj shpjegon për RTSH-në situatën.

“Në kushtet e Shqipërisë hapësirat e bujqësisë smart janë më të kufizuara. Shkak janë profili dhe natyra që kanë fermat bujqësore, por edhe madhësia e kufizuar e tyre. Në Shqipëri madhësia mesatare e fermave është 1.2 hektarë, kështu që në Shqipëri është paksa e vështirë të përdoren në aktivitete bujqësore. Por në Shqipëri mund të përdoren sensorët për faktorët e mjedisit apo dronët dhe gps që lidhen me prodhimet në sera, plantacionet dru frutore dhe në fermat e mëdha blektorale“ thotë zoti Kapaj. 

Megjithatë, zv.rektori i Universitetit Bujqësor, Ilir Kapaj mendon se sado e vështirë, për Shqipërinë nuk është e pamundur përdorimi i bujqësisë precize. 

“Kemi raste në Shqipëri, që po përdoret teknologjia smart, panelet diellore. Fermerët që kultivojnë mollë në zonën e Korçës, sygjerojnë veç të tjerash spërkatjet që duhen bërë në këtë plantacion molle në një periudhë të caktuar kohe" tha zoti Kapaj. 

Ai bëri të ditur se në Shqipëri kanë filluar të aplikohen elementë të bujqësisë precise. GPS dhe imazhet satelitore, hartëzimi i tokave bujqësore po përdoren nga fermerët në aktivitetet e tyre bujqësore për një trajtim të personalizuar të sipërfaqes së tokës.“ 

Sipas zv.rektorit të Universitetit Bujqësor, së shpejti do të jetësohet një iniciativë e ministrisë së Bujqësisë për të bërë 50 ferma model, ku çdo fermer i përzgjedhur do të mësohet për praktikat bujqësore- blektorale, mes tyre dhe elementët e bujqësisë precize. 

Gazetare Jonela Sagajeva

/ rtsh.al /