RTSH 24 Live

Ekonomi

Bujqësi, një traktor punon tokat e 550 fermerëve

07/12/2024

Bujqësi, një traktor punon tokat e 550 fermerëve

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor, përllogaritet se në Shqipëri një traktor është në gatishmëri për të punuar tokat e rreth 550 fermerëve.

Sipas DPSHTRR, deri më tani numërohen rreth 2000 traktorë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Atyre u shtohen edhe 1470 mjete të tjera bujqësore. 

Nga të dhënat vihet re se importi i traktorëve bujqësor është rritur në mënyrë progresive gjatë viteve të fundit. Nga 209 traktorë bujqësorë të importuar në vitin 2021, numri ka arritur në rreth 519 gjatë 10 muajve të parë të vitit 2024.

Kjo rritje tregon një interes të shtuar për modernizimin e bujqësisë dhe një përpjekje për të përballuar sfidat e vazhdueshme të prodhimit në fushat e drithërave dhe kulturave të tjera.

Sipas Scan TV

/ rtsh.al /