RTSH 24 Live

Politikë

Bonusi social, përfitojnë 2800 familje në nevojë

17/03/2023

Bonusi social, përfitojnë 2800 familje në nevojë

Bashkia e Tiranës ka vendosur të shpërndajë njo bonus social për 2800 familje në nevojë. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Ai tha se Bashkia e Tiranës është bashkia e parë që ka vendosur të japë këtë bonus. "Ajo që ne kemi vendosur dhe shumë shpejt do ta prezantojmë për 2800 familje të cilat janë në ndihmë ekonomike. Përveç ndihmës standard që vjen nga qeveria, do jemi bashkia e parë që do ofrojmë edhe bonusin social" tha zoti Veliaj. 

Duke spjeguar idene e këtij bonusi, zoti Veliaj tha se "Ne duam që një shumë të shkojë mbi atë që është pagesa standarde". "Ndihma ekonomike vërtet mund të jetë njësoj kudo, por jetesa nuk është njësoj kudo. Kjo do të thotë që me të njëjtat lekë të ndihmës ekonomike në Tiranë, nuk blen dot aq gjëra sa me të njëjtat para të ndihmës ekonomike në Këlcyrë, ose në Koplik" shtoi ai. 

 

/ rtsh. al /