RTSH 24 Live

Ekonomi

Blegtorët në Gjirokastër e Sarandë protestojnë për çmimin e qumështit, mishit

08/02/2025

Blegtorët në Gjirokastër e Sarandë protestojnë për çmimin e qumështit, mishit

Blegtorët e Gjirokastrës dhe Sarandës kanë dalë këtë mëngjes në një protestë në rrugën Kardhiq– Delvinë kundër uljes së çmimit të qumështit nga fabrikat përpunuese, që ka qenë 180 lekë dhe ka rënë në 120 lekë.

Kjo është hera e dytë për këtë vit që ata dalin në protestë, pasi protestuan edhe të shtunën e kaluar për të njëjtën çështje.

"Problemi ynë emergjent është çmimi i qumështit, siç e kemi bërë edhe vitin e parë. Baxhot lozin me fatin tonë. E kanë ulur qumështin 30 lekë. Kërkojmë nga ministrja të vijë të na takojë, se është problem jetik për ne. / Dje thanë doli çmimi me 120 lekë, kur djathi s'është ulur. Kush e bën balancën e çmimeve? E bëjnë baxhot," shprehen dy blegtorë.

Përveç uljes së çmimit të qumështit, blegtorët shprehen se përballen edhe me problematika të tjera.

"Të përmirësohen kullotat, se janë bërë shkurre e pyje. / Çmimi i mishit nuk ka rënë nga 14 mijë lekë, kurse pesha e gjallë sot ka rënë në 6 mijë lekë. / Ne punojmë si para 30 vjetësh me plastmase në kokë, me kontrata 6-mujore," shprehen disa blegtorë.

Ata paralajmërojnë se protesta të tilla do të vazhdojnë derisa të arrihen marrëveshjet e duhura.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/