RTSH 24 Live

Sociale

Blegtorët e Fierit: Skemat mbështetëse duhen zgjeruar, të hiqet kufizimi i numrit të krerëve

18/03/2023

Blegtorët e Fierit: Skemat mbështetëse duhen zgjeruar, të hiqet kufizimi i numrit të krerëve

Nga data 20 mars, fillojnë aplikimet për përfitimin e subvencioneve në bujqësi e blegtori, por blegtorët e Povelces në Fier shprehen sa vlerësues dhe po aq mosbesues nga përfitimi i kësaj skeme.

Sipas tyre, kjo situatë ka bërë që numri i krerëve të reduktohet nga viti në vit dhe arsyet lidhen me kostot e larta, mungesën e subvencioneve dhe çmimet e papërballueshme të bazës ushqimore.

Blegtorët kanë deklaruar se në skemën mbështetëse nuk duhet të ketë kufizim të krerëve.

Fermerët kanë pohuar gjithashtu se ashtu si shumë biznese bujqësore, fitimet e blegtorëve janë nën presionin e kostove dhe sa i përket sipërfaqeve të tokave bujqësore kanë pohuar se i kanë shitur.

/rtsh/