RTSH 24 Live

Ekonomi

Biznesi reagon ndaj informalitetit të pagave, 9 mijë subjekte reflektojnë në deklaratat e listëpagesave

09/11/2024

Biznesi reagon ndaj informalitetit të pagave, 9 mijë subjekte reflektojnë në deklaratat e listëpagesave

Muaji tetor ka shënuar një rritje të ndjeshme në mbledhjen e kontributeve duke grumbulluar 819 milionë lekë ose 6 përqind më shumë se plani i parashikuar.

Të dhënat i ka publikuar Administrata Tatimore e cila me datë 1 tetor u ka nisur një mesazh subjekteve tatimpaguese me fokus ndërgjegjësimin dhe nxitjen e për te bere deklarimin e saktë të listë pagesave brenda datës 20 tetor, moment i cili përkon edhe me dorëzimin e deklaratës e listë pagesës për muajin shtator.

Njoftimi u është dërguar 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë dhe vjen ne kuadër te nismën e qeverisë kundër informalitetit të pagave, me pasoja në pensionet e qytetarëve

Si rezultatet 9.000 tatimpagues kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar në deklaratat e listë pagesave të tyre, pas njoftimit të parë të Administratës Tatimore, dhe për pasoje duke rritur fondin e deklaruar të pagave me një total prej 1.25 miliard lekësh.

Pas rezultateve të arritura nga analiza e të gjitha listë pagesave të deklaruar në muajin tetor 2024, Administrata Tatimore ka identifikuar 37.331 tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave, ata të cilët pavarësisht njoftimit të parë nuk kanë reaguar ende.

Për këto tatimpagues, Drejtoria e Tatimeve ka dërguar një tjetër njoftim, këtë herë të personalizuar, për ti dhënë bizneseve një mundësinë e dytë dhe të fundit për të reaguar, në të kundërt do të jenë objekt kontrolli dhe monitorimi në zbatim të sipas Ligjit ‘Për Procedurat Tatimore si dhe Kodit te Punës".

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/