RTSH 24 Live

Europë

Bisedë telefonike Lavrov - Fidan për zhvillimet në Siri

31/01/2025

Bisedë telefonike Lavrov - Fidan për zhvillimet në Siri

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe homologu i tij turk, Hakan Fidan, kanë diskutuar sot situatën e fundit në Siri.

Sipas burimeve diplomatike, të dy ministrat diskutuan zhvillimet në rajon dhe ranë dakord për nevojën e ruajtjes së unitetit politik të Sirisë.

Zhvillimet rajonale me në qendër Sirinë ishin në axhendën e bisedimeve të zhvilluara në Ankara të mërkurën nga i dërguari special i presidentit rus për Sirinë, Alexander Lavrentiev, i cili u takua me këshilltarin diplomatik të Presidentit Erdogan, Akif Cagatay Kilic.

 

/rtsh.al/