RTSH 24 Live

Letërsi

Bimët kurative të Dibrës - Vepra e doktor Hasan Domit, pasuri e shtuar për mjekësinë alternative

03/11/2024

Bimët kurative të Dibrës - Vepra e doktor Hasan Domit, pasuri e shtuar për mjekësinë alternative

Pak e kanë ditur që në Malin e Korabit ka një florë kaq të pasur. Kjo është zbuluar nga doktori veterinar, Hasan Domi, i cili përmes një libri ka përshkruar me përpikmëri 200 lloje bimësh në majën më të lartë të vendit, me foto ilustruese dhe shpjegimet përkatëse për çdo fidan.

Libri në fjalë, produkt i një pune disa vjeçare i zotit Domi, i titulluar “Bimët mjekësore të Korabit”, u vlerësua së tepërmi nga profesorë, akademikë dhe intelektualë, në një event promovimi mbajtur në sallën e “Akademisë së Shkencave“.

Libri, cilësohet si unik për nga lloji dhe që shërben si një ndihmesë dhe pasuri për të gjithë botanistët, farmakologët, farmacistët, kimistët, mjekët humanë e veterinerë, historianët e mjekësisë popullore, pse jo edhe gjuhëtarët.

Promovimi i librit u bë edhe në vendlindjen e autorit, Dibër, ku të pranishmit folën me superlativa për këtë botim, që i shton trevës edhe një vlerë tjetër nga ato që ne dimë për të.

Me ketë vepër, e dyta për nga radha e doktor Domit, mjekësia alternative, por jo vetëm pasurohet me një punë shkencore, që do i shërbejë jo vetëm kohës së tanishme, por edhe brezave.

Gazetar: Marjo Merhori

/rtsh.al/