Presidenti Joe Biden foli tw mwrkurwn me Presidentin e zgjedhur, Donald Trump për ta uruar atë për fitoren e tij dhe e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti po planifikon gjithashtu t'i drejtohet kombit të enjten, tha zyrtari.
“Presidenti Biden shprehu angazhimin e tij për të siguruar një tranzicion të qetë dhe theksoi rëndësinë e punës për të bashkuar vendin,” tha zyrtari. “Ai ftoi gjithashtu Presidentin e zgjedhur Trump që të takohej me të në Shtëpinë e Bardhë. Stafi do të koordinojë një datë specifike në të ardhmen e afërt.”
Biden foli gjithashtu edhe me nënpresidenten Kamala Harris dhe "përgëzoi Zëvendës Presidentin për fushatën e saj historike", tha zyrtari, sipas CNN.
/rtsh.al/