I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, analisti Adri Nurellari u shpreh se vala ndërkombëtare e rotacioneve të tërheq këmbën në Kosovë edhe në Shqipëri. Për më tepër analisti Nurellari tha se Biden vazhdoi presidencën edhe kur ishte gati i drejtuar me “telekomandë”.
“Vala ndërkombëtare e rotacioneve që ishallah tërheq këmbën edhe këtej nga ana jonë edhe në Kosovë edhe ne Shqipëri Por që ka prekur Gjermaninë, Francën, kemi shumë vende që kanë pasur këto lloj rotacionesh. Pikët për të cilën po kundërpërgjigjej Partia Demokratike nuk kishte epërsi morale ndaj Trump sepse në fund të fund ndër gjërat që kanë lënë shije më të hidhur është fakti që Biden vazhdoi presidencën edhe kur ishte gati i dirizhuar me telekomandë”, u shpreh Nurellari.
/RTSH/