RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Shtuni: Marrëdhënia me gjemba Grenell-Kurti janë burim ankthi

3 orë para

Shtuni: Marrëdhënia me gjemba Grenell-Kurti janë burim ankthi

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Adrian Shtuni ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se raporti që ka pasur i dërguari i SHBA-ve Richard Grenell me Albin Kurtin është burim ankthi për Kosovën.

Sipas Shtunit, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve Donald Trump nuk do t’i bvëjë skonto Kosovës nisur nga politika që ka ndjekur më parë.

Ai vuri në dukje se nëse Grenell zgjidhet Sekretar Amerikan i Shtetit, mund të përplaset me kryeministrin e Kosovës siç ka ndodhur më parë.

E ka thënë qartë më parë për anëtarët e NATO që të mbajnë peshën e tyre, jo vetëm sa i përket pagesave por edhe për mbrojtjen kolektive sepse nuk është përgjegjësi vetëm e SHBA-ve. Nuk besoj se do t’i bëjë skonto Kosovës dhe Serbisë që nuk i kanë realizuar ato për të cilat janë dakorduar gjë e cila është problematike, me ardhjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit. Marrëdhëniet me gjemba që ka pasur emisari Grenell me kryeministrin aktual të Kosovës janë burim tensioni jo vetëm i së kaluarës, por janë një farë burim ankthi sepse z. Grenell nuk ka qenë i filtruar në atë që mendon për atë që përfaqëson kryeministri aktual i Kosovës dhe po ashtu edhe z. Kurti nuk i ka kursyer opinionet e qarta dhe të drejtpërdrejta. Vajtja e tij në Konventën e Demokratëve mendoj se nuk ishte një lëvizje e matur”, u shpreh Shtuni.

/rtsh.al/