Ish-kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mblidhen e kryesisë u shpreh se, PD merr përsipër përgjegjësinë e kthimit të votës së lirë dhe nuk do të lejhet bojkotimi i zgjedhjeve.
Berisha tha se është i vetëdijshëm se PD ende nuk është për të përmbushur misionin e saj për votën e lirë, por theksoi se kjo nuk është e paarritshme.
“Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. PD në vitet e fundit përjetoi një proces të rrallë, të vështirë. Por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar, pavarësisht përpjekjet e hapta ishin që kjo forcë politike të detyrohej, të shndërrohej në një simotër të partisë së krimit. Të fshihej e tërë historia e saj, të fshihej, të spostohej aksi i programit të saj. Ju keni bërë një betejë të fortë, por dhe të suksseshme. Jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira dhe ato janë kapërcyer.
Ndaj tha ai, ky problem madhor që duhet të zgjidhim është një problem që u trashëgua nga zgjedhjet në zgjedhje.
“Shqiptarët janë dëshmitarë se, Edi Rama nga viti 2017 gjer në 4 gusht të vitit 2024 shkoi duke deformuar në shkallë maksimale, duke shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të vërtetë zgjedhore. Por përveç kësaj, ne kemi patur dhe një problem të dytë madhor, se ky proces shkatërrimtar i procesit zgjedhor është shoqëruar me një propagandë të stërfuqishme, e cila ka fajësuar viktimën, dhe jo fajëtorin e vërtetë, e cila ka shpallin krimin elektoral sukses. E cila ka shpallu fitore fitoren e grabitur në verbëri pa kuptuar se çfarë dëmi kolosal i bëri shoqërisë shqiptare me këtë qendrim. Të gjitha këto e kanë bërë procesin zgjedhor në thelb dhe në të vërtetë në një proces zgjedhor siamez, jo më, në diktatura ideologjike, por siamez me diktaturat, me mobokracitë, diktaturat e bandave, apo në diktaturat e bazuara në aleancat e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve”.
Ky mision kërkon nga ne të motivojmë dhe frymëzojmë cdo demokrat në një lëvizje të fuqishme që nuk e ka njohur më parë Shqipëria deri në realizimin e qëllimit tonë, shtoi Berisha, duke thënë se, në një lëvizje demokratike dhe çdo lëvizje, ndodh që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin të tjerët. Ata dhjetera mijera që vijnë kur i thërrasim ne, ata kërkojnë udhëheqje.
Tani jo për ti thirrur për një miting madhështor, por për një lëvizje që rikthen votën e lirë.
"Secili nga ju ka cdo të drejtë të ulet me cdo qytetar, cdo demokrat, ta frymëzojë dhe motivojë. Të ulet ta bindë se kjo betejë është vendimtare, se nuk ka një rrugë të dytë me Edi Ramën në pushtet për të votuar të lirë. Se zgjedhjet e ardhshme me Ramën, nuk janë gjë tjetër veçse një firmë mjerane e jona mbi mandatin e tij të 4. Kjo do të ishte një tragjedi e vërtetë. Unë e di që në të gjitha nivelet e PD ka mosbesim, njerëz jemi ne. Unë e di që përveç kësaj faktori frikë është real. Unë e di që përveç kësaj, edhe interesa të caktuara janë reale, individuale. Por ne pavarësisht nga këta duhet të bëjmë gjithçka, të investojmë ditë e natë në dialog me qytetarët, anëtarët, me aleatët tanë, të përmbushim këtë mision."
Kryesia e PD
Flamur Noka do të koordinojë fushatën zgjedhore në nivel kombëtar. Ne ndihme të tij do të jetë edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka
Kryetarja e lidhjes së Gruas Albana Vokshi dhe kryetari FRPD Besar Xhaferri do të kordinojnë punën në dy forumet e tyre.
Drejtuesit politik
Tiranë
BELIND KELLICI
DURRËS
OERD BYLYKBASHI
LEZHE
Agron Gjekmarkaj
Shkodër
Luçiano Boci
Fier
Gazment Bardhi
Kukesit :
Flamur Hoxha
Dibër
Xhelal Mziu
Elbasan
Ervin Salianji
Korcë
Ivi kaso
Berat
Eno Bozdo
Vlorë
Bujar Leskaj
Gjirokastër
Tritan Shehu
/rtsh.al/