RTSH 24 Live

Politikë

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse bojkoton Samitin e BE, përgatitu për protesta

22/06/2022

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse bojkoton Samitin e BE, përgatitu për protesta

Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga procesi i “Rithemelimit”, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tyrezën “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane”, është ndalur te Samiti i BE. Pritjen e marrjes së një vendimi për të qenë pjesë ose jo e Samitit të BE në Bruksel më 23 qershor nga Rama, Berisha e konsideron si lojë me fatin e shqiptarëve. Berisha paralajmëroi se nëse Rama bojkoton samitin, do të thërrasë protesta të fuqishme.

Po shitet një Europë se ka problem të mëdha, dhe u kaluar në banalitete të përgjithshme se ne jemi gati për martesë, por nuk po vjen dhëndri. Rama nuk e do integrimin në BE.  Qeveria propagandon një BE me probleme. Ballkani i Hapur, apo MiniShengeni që u themelua në Novisad, u shpall nga Vuçiç se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Janë konsoliduar lidhjet me Beogradin dhe me Moskën. Ndodhi që një vasal pa inetersa vendi të deklarojë dje se refuzoj ftesë nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret para në Beograd shpallet nga padroni i tij, por Vuçiç të paktën thotë do të vendos pasi të mbledh qeverinë, ndërsa ky i joni e vendos. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk është përcaktuar nga Serbia. Aleanca bilatarele Tiranë-Beograd-Shkup është pro ruse dhe është anti-BE. Edi Rama paralajmëroi se do të ndryshojë drejtimin dhe dje mes Brukselit dhe Beogradit zgjodhi Beogradin. Rama refuzoi një ftesë një moment historik. Mendoj se ne duhet të thërrasim protestë të fuqishme. Ky është një motiv në një fare mënyre ekzistencial për kombin tonë. Nuk mundet kurrë një njeri i shitur, i paashitur, cilido qoftë ai, të luajë me fatin tonë në këtë mënyrë. Nuk mundet. Edi Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël, nuk mundemi ne të jemi Beogradi i vogël, ne jemi kryeqyteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”, tha Berisha.

/rtsh.al/