RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: AKSHI, agjencia më e korruptuar në Shqipëri. Iu merr mln euro shqiptarëve

18/03/2023

Berisha: AKSHI, agjencia më e korruptuar në Shqipëri.  Iu merr mln euro shqiptarëve

Kreu i Grupit të "Rithemelimit", Sali Berisha ka deklaruar se arsimi në Shqipëri është në rrënim. Sipas tij, rrënimi ka ardhur nga vjedhja, korrupsioni dhe droga.

Duke iu referuar Agjencisë Kombëtare Shqiptare të Informacionit, Berisha vuri në dukje se ajo është agjencia më e korruptuar teksa iu merr shqiptarëve miliona euro nga tenderat sekretë.

Nëse dixhitalizimi dhe mosha dixhitale kanë një dimension jetik për një shoqëri, është transparenca që ajo sjell në të gjitha fushat ku aplikohet.

A mund të imagjinohet që, pikërisht në këtë fushë, Edi Rama ka vendosur blackout të plotë. Agjencia më e korruptuar e Shqipërisë është Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, e cila përdor qindra milionë euro të taksapaguesve me tendera sekrete.

 I bën me tendera sekretë se vjedh bashkë me të afërmit e Edi Ramës. Ajo që duhej të ishte modeli i transparencës, është modeli i blackout-it”, u shpreh Berisha në një takim për çështjet e arsimit.

Ndërsa shtoi se Rama bashkë me drejtuesen e AKSHI-it tenderat e dixhitalizimit i bën të gjitha të fshehta.

/rtsh.al/