I kthyer tashmë në traditë të përvitshme, është zhvilluar në Berat edicioni i IV-t i Çmimit Letrar "Vexhi Buharaja".
Organizimi i tij mbahet çdo vit me rastin e rastin përvjetorit të lindjes së poetit, studiuesit dhe përkthyesit të njohur beratas.
Aktiviteti u organizua në ambjentet e bibliotekës së qytetit, që mban emrin e tij.
Morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, studiues, profesore, intelektualë të qytetit etj.
Në këtë konkurs konkuruan të rinj nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj.
Konkursi u zhvillua në kategoritë: Poezi, ese e përkthime.
Pjesë e tij u bënë 38 krijues, të cilët janë vlerësuar nga juria për nivelin e lartë të krijimtarisë.
Në përfundim, juria e drejtuar nga Prof.Ymer Ciraku, ka dhënë edhe çmimet.
Fitues në fushën e përkthimeve është përzgjedhur Granit Zela nga Durrësi. Në fushën e poezisë janë përzgjedhur Vlora Ademi, nga Kosova
dhe Rozafa Shpuza, nga Shkodra.
/ RTSH /