RTSH 24 Live

Aktualitet

Baza në Kuçovë, SHBA: Do të strehojë deri në gjashtë avionë të NATO-s

20/01/2022

Baza në Kuçovë, SHBA: Do të strehojë deri në gjashtë avionë të NATO-s

Baza taktike e NATO-s në Kuçovë do të transformohet përmes një investimit 50 milionë eurosh, për ta përshtatur atë me standardet e bazave të këtij lloji të Aleancës. Investimi është i NATO-s, ndërsa, sipas projektit, në përfundim të investimit, në Kuçovë mund të veprojnë me periodicitet deri në gjashtë avionë luftarakë. Shifra është zbuluar nga një postim i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

“Po bëjmë një aleancë të fortë akoma edhe më të fortë! Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim mori sot pjesë në një ceremoni në bazën ajrore të Kuçovës, me rastin e fillimit të një projekti rindërtimi prej 50 milionë eurosh të NATO-s. Gjatë viteve të ardhshme, NATO do të financojë rinovimet dhe ndërtimin e plotë në bazën ajrore të Kuçovës. Pas përfundimit, baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike. Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Begaj mbajtën të gjithë fjalën e rastit, duke pohuar se ky është një tjetër hap në rritjen e rolit të Shqipërisë si anëtare e aleancës”, thuhet në postim.