RTSH 24 Live

Aktualitet

Bashkia e Tiranës ofron bonus social, Veliaj: Nga 1 prilli rriten rrogat e policëve bashkiakë

18/03/2023

Bashkia e Tiranës ofron bonus social, Veliaj: Nga 1 prilli rriten rrogat e policëve bashkiakë

Nga data 1 prill do të rriten pagat e të gjithë policëve bashkiakë të Tiranës. Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Kryebashkiaku u shpreh se trupa e kësaj policie ka ndryshuar dhe është përmirësuar shumë në vite, duke veçuar faktin se në të kanë hyrë edhe mjaft gra e vajza.

Po ashtu, Veliaj bëri me dije vendimin që shumë shpejt të gjitha familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike në Tiranë, do të përfitojnë edhe një bonus social.

Veliaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit bashkiak, u shpreh se Tirana është Bashkia e parë që ka vendosur të japë këtë bonus. Ai tha se nga ky vendim do të përfitojnë 2800 familje.

Kryebashkiaku u shpreh se trupa e kësaj policie ka ndryshuar dhe është përmirësuar shumë në vite, duke veçuar faktin se në të kanë hyrë edhe mjaft gra e vajza.

/rtsh/