RTSH 24 Live

Sociale

Bashkia e Korcës me mesazhe sensibilizuese për Diten Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

20/11/2020

Bashkia e Korcës me mesazhe sensibilizuese për Diten  Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve
Pamje nga Korça

Njësia për mbrojtjen e fëmijëve pranë Bashkisë Korçë, prej fillimit të vitit e deri në këto momente ka trajtuar 35 raste të abuzimit me fëmijët, apo të shkeljes së të drejtave të tyre. Elenica Tarusha, specialiste pranë kësaj njësie thotë se kryesisht janë raste që vijnë nga familje me probleme të thella social-ekonomike, fëmijë të keqtrajtuar apo të shfrytëzuar ekonomikisht, si dhe të dhunuar fizikisht apo psikologjikisht.

20 nëntori shënon ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve. Këtë vit në pamundësi për të organizuar aktivitete, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, njësia për mbrojtjen e fëmijëve pranë Bashkisë Korçë, ka menduar një formë ndryshe organizimi, për të sjellë mesazhe sensibilizuese, në kuadër të kësaj dite.

E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, të parandalojë çdo formë dhune apo abuzimi ndaj tyre, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën.