RTSH 24 Live

Politikë

Basha: Shqipërisë duhet t’i kthehet normalitetit, duhet vetting-u i politikanëve , ndarje e politikës nga krimi

5 orë para

Basha: Shqipërisë duhet t’i kthehet normalitetit, duhet vetting-u i politikanëve , ndarje e politikës nga krimi

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar të martën, lidhur me arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Ai deklaroi se duhet të bëhet vetting-u i politikanëve dhe ndarja e politikës nga krimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se  “Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi në vitin 2017. Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi edhe në vitin 2021. Por krimi nuk do të mund ta zgjidhte atë pa bekimin e Edi Ramës, i cili e futi dhe e mbajti atë në listë.”

“Deputeti i Edi Ramës, me bekimin e tij, ka dekonspiruar aksionet e policisë, duke i shërbyer personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për t’u shpëtuar arrestimeve nga policia. Në këmbim, këta persona i siguronin atij votues për ta mbështetur si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit”, thekson Basha.

Sipas tij, ata opozitarë që, “tre vite më parë, i fërkonin barkun Edi Ramën duke më fajësuar mua dhe duke legjitimuar krimin zgjedhor në Shqipëri, sot duhet të ndihen të paktën të turpëruar”.

Basha nënvizon se, që Shqipëria t’i kthehet normalitetit sa më parë, duhet të bëhet vetting-u i politikanëve dhe ndarja e politikës nga krimi.

/rtsh.al/