RTSH 24 Live

Politikë

Basha reagon për Asamblenë e PS: Teatër i shëmtuar që riciklon veten

08/09/2024

Basha reagon për Asamblenë e PS: Teatër i shëmtuar që riciklon veten

Kryetari i demokrateve euroatlantike, Lulzim Basha ka komentuar mbajtjen e Asamblesë së PS ndërsa është ndalur tek deklarata e kryeministrit Edi Ramës ku tha se do të kandidojë në pjesën e hapur të listave.

Ndërsa i konsideron qesharake deklarat e Ramës, Basha tha se është e pakuptimtë një qëndrim i tillë vjen në një kohë kur sipas tij listat mund të ishin të hapura për të gjithë.

Basha, i cilësoi sot si hipokrizi, deklaratat e Kryeministrit Rama ndaj kreut të PD, Sali Berisha, ku sipas tij, mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë.

“Si përherë, shumë e për lumë.

Hipokrizia për të sharë partnerin me të cilin mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë, është teatri i shëmtuar që riciklon veten vit pas viti. Qëllimi është t’i trajtojnë qytetarët si spektatorë, pa fuqi vendimmarrëse, pa liri politike, pa zë në zhvillimin e vendit.

Qesharake rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave. Ç’nevojë ka ta trajtojë si trimëri kandidimin te pjesa e hapur e listave, kur kishte mundësinë që t’i hapnin ato për të gjithë? Kjo është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve i'u mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën.

Demokratët Euroatlantikë qëndrojnë të vendosur kundër këtij pazari që cakton mandatet në tavolinë dhe Shqipërinë e ndan si plaçkë për dyshen e vjetër dhe klientelën e tyre.

Shqipëria meriton më shumë!”, shkruan Basha.

/rtsh.al./