RTSH 24 Live

Aktualitet

Banorët e fshatit Ravonik, probleme me kanalizimet

22/02/2021

Banorët e fshatit Ravonik, probleme me kanalizimet

Kanalizimet e ujrave të zeza janë shqetësimi kryesor për banorët e fshatit Ravonik. Janë rreth 12 familje të cilat banojnë në zonën e mullirit. Prej shumë vitesh vuajnë mungesën e kanalizimeve të ujravë të zëza të cilat gjatë sezonit të verës bëhen edhe më problem, pasi siç shprehen dhe vetë banorët nuk mund të hapin dot dritaret e tyre për shkak të erës së rëndë. Ata shpehen se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme por ende nuk ju është dhënë një zgjidhje. Ndërkohë pjesa tjetër e fshatit e ka të zgjidhur këtë problem.

Banorët shprehen se nuk kanë qënë të pakta rastet kur për shkak të defekteve të ndryshme në tubacionet e ujit të pijshëm, uji në çezma ka ardhur i ndotur duke shkakturar dhe probleme shëndetësore. Kërkesat e tyre kanë qënë të vazhdueshme por deri tani nuk janë bërë ndërhyrje.