RTSH 24 Live

Ekonomi

Balluku: Unaza e Madhe e Tiranës hapet në fund të muajit

06/12/2024

Balluku: Unaza e Madhe e Tiranës hapet në fund të muajit

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë të ditur se brenda datës 31 dhjetor të gjitha lotet e Unazës së Madhe do të jenë të aksesueshme për lëvizjen e mjeteve.

“Planifikojmë që brenda fundit të këtij muaji, para datës 31 dhjetor që të dorëzojmë për akses të automjeteve të gjithë segmentin e Unazës së Madhe, pra pjesën e Unazës Lindore e cila ka qenë në ndërtim prej disa muajsh”, tha zonja Balluku pas një vizite në një prej objekteve më të fundit të kësaj vepre.

Përfundimi i plotë i Unazës së Madhe të Tiranës, një segment prej 27 kilometrash të gjatë, do të lidhë kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare .

/ rtsh.al /