RTSH 24 Live

Ekonomi

Balluku: Do të jemi në krah të çdo investitori që punëson dhe kontribuon në ekonominë e vendit

15/02/2025

Balluku: Do të jemi në krah të çdo investitori që punëson dhe kontribuon në ekonominë e vendit

Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim në Kolonjë të Lushnjës, ku vizitoi kompaninë e prodhimit dhe përpunimit të polisterolit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja Balluku, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, duke ndarë edhe momente nga kjo vizitë.

“Prej vitit 1993, pas kthimit nga emigracioni, Shkëlqim Ferko ka ngritur kompaninë e tij të prodhimit dhe përpunimit të polisterolit. Një kompani e konsoliduar tashmë në tregun tonë, me afro 70 punonjës, e cila eksporton produkte edhe jashtë vendit”., shkruan Balluku.

“Vizitova nga afër këtë sipërmarrje, e cila po zgjerohet dita ditës falë edhe investimeve në pajisje moderne, por pa lënë mënjanë për asnjë moment burimet njerëzore, si një kapital i pazëvendësueshëm”, thekson ajo.

Balluku shprehu mbështetjen e qeverisë për nxitjen e biznesit, duke nënvizuar se: “Do të jemi në krah të çdo investitori që punëson dhe kontribuon në ekonominë e vendit”.

/rtsh.al/