RTSH 24 Live

Aktualitet

Balla: Ditët në vijim çojmë në qeveri pr.ligjin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve

11/06/2024

Balla: Ditët në vijim çojmë në qeveri pr.ligjin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije se ditët në vijim do të kalojë në qeveri projektligjin për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve.

Gjatë fjalës së tij nga Konferenca Evropiane e Interpolit, Balla deklaroi se do të godasin krimin në asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale.

Ky pr.ligj, u shpreh ministri, do të jetë një instrument i mirë për bashkëpunim me Interpolin dhe agjencitë e vendeve partnere, për të ndëshkuar krimin.

Në ditët në vijim ne do të kalojmë në qeveri projektligjin për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, e cila do jetë një instrument i shkëlqyer qoftë për të bashkëpunuar qoftë me Interpolin, qoftë dhe me agjencitë e vendeve partnere, për ta ndëshkuar krimin aty ku i dhemb më shumë, tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale. Kështu që do të kem mundësi në ditët në vijim në një komunikim tjetër me ju, për të shpjeguar ligjin e ri të zyrës së rikuperimit të aseteve”, u shpreh Balla.

/rtsh.al/