RTSH 24 Live

Aktualitet

Avokati i Ahmetajt: Është larguar nga Shqipëria për probleme personale! SPAK asnjë provë që të justifikojë kontrollin në banesë

12/07/2023

Avokati i Ahmetajt: Është larguar nga Shqipëria për probleme personale! SPAK asnjë provë që të justifikojë kontrollin në banesë

Avokati i ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat bëri me dije se ai është larguar nga Shqipëria për probleme personale.

Pas daljes nga mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Ardian Visha tha se ata janë kundër qëndrimit në SPAK, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme nuk ka prova për të justifikuar kontrollin në banesën e ish-zëvendëskryeministrit.

Zoti Ahmetaj ka filluar të përballet me drejtësinë, do vijë apo jo në Shqipëri është e drejta e tij ta çmojë. Nuk kam thënë që nuk gjendet drejtësi në SPAK, qëndrimi ynë është kundër asaj që kërkon Prokuroria. Na u dha kohë më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë për t’u shkruar. Me aq sa mundëm, të lexojmë ne nuk vërejtëm asnjë rresht që të analizonte nevojat pse Prokuroria ka nevojë të ushtrojë kontroll në banesën e deputetit dhe masë sigurie ndaj tij. Çfarë vlere ka kontrolli i banesës, përveç se show për të kënaqur epshet jo etik të njerëzve. Për masën e sigurisë, në material nuk kishte asgjë që të përmbante arsyet pse kërkohet masë sigurie ekstreme ndaj deputetit. Nuk ka asnjë fshehje të pasurisë. Është larguar jashtë vendit sepse ka probleme personale. Hera e fundit që kemi komunikuar atë ka qenë para 5 minutash”, tha ai.

/rtsh.al/