RTSH 24 Live

Botë

Autoritetet ruse eliminojnë militantët e ISIS, që morën peng rojat e burgut në Rostov

16/06/2024

Autoritetet ruse eliminojnë militantët e ISIS, që morën peng rojat e burgut në Rostov

Autoritetet ruse i dhanë fund të dielën një pengmarrjeje në burgun jugor të Rostovit, duke vrarë autorët dhe duke liruar dy rojat e kërcënuar me jetë prej tyre.

Pengmarrësit, militantë të Shtetit Islamik, mësohet se po mbaheshin në qendrën e dënimit për të dalë para gjykatës, pasi akuzohen për terrorizëm.

Agjencia e lajmeve "Interfaks" raportoi se gjashtë pengmarrësit u kyçën në kopshtin e burgut të armatosur me thikë, një shkop gome dhe një sëpatë. Ata kërkuan t'u vihen në dispozicion një makinë në këmbim të lirimit të pengjeve.

"Gjatë një operacioni special, kriminelët u likuiduan dhe punonjësit e marrë peng u liruan pa dëme të tjera," njoftoi Qendra e Dënimit 1 në rajonin e Rostovit pak kohë pas ngjarjes.

Sipas medieve ruse, autorët e pengmarrjes ishin arrestuar në vitin 2022 pasi kishin planifikuar sulmin ndaj Gjykatës së Lartë të Karaçaj-Çerkezisë, një republikë ruse me shumicë myslimane në Kaukaz. Rreth 4.500 rusë kaukazë iu bashkuan grupit Shteti Islamik në luftën e tyre në Irak dhe Siri, bazuar në shifrat zyrtare.

Incidenti i fundit vjen pas ngjarjes së rëndë të 22 marsit, kur militantë xhihadistë qëlluan për vdekje të paktën 144 persona në një sallë koncerti afër Moskës. /AFP

/rtsh.al/