RTSH 24 Live

Sociale

Aty ku frymon jeta - Valbona Peka, 42 vite në shërbim të nënave dhe foshnjave

17/02/2025

Aty ku frymon jeta - Valbona Peka, 42 vite në shërbim të nënave dhe foshnjave

Valbona vijoi punën si infermiere e me pas mami në spitalin e Hasit në vitin 1983, profesion që për 4 dekada u kthye në misionin e saj për tu gjendur pranë nënave të reja në fazën më të rëndësishme atë të sjellës në jetë të fëmijëve të tyre.

Kam 42 vjet punë dhe praktika gjatë rrugës na mësoi me të gjitha vështirësitë. Fillimisht numri shkonte nga 690-700 lindje ne Has”, u shpreh mamia Valbona Peka.

Në konsultoren e fëmijëve ishte fillimi i punës, me vite e punës ajo tregon se mori përvojën e duhur për të dhënë shërbimin mjekësore tek të porsalindurit por dhe nënat e reja. 42 vite punë që ka punuar në maternitet, punë e vështirë për shkak te mungesës dhe të mjekëve specialist.

Valbona tregon se gjatë detyrës si mami shpesh herë i është dashur të ndajë kohën e saj mes punës dhe fëmijëve të saj, një peng që tashmë e ndjen më shumë.

Tani i ndjej mungesat që unë i kam lënë fëmijët e mi”, u shpreh Valbona Peka.

Në vitet e punës për punën e mamisë, Valbona nuk kanë munguar dhe certifikatat e vlerësimit për kontributit të saj si infermierja e vitit 2023. Këtë  rrëfim për vitet e punës dhe kontributin e saj për 42 në maternitetin në Has Valbona e mbyll me fjalët se ky pavijon sjell jetën.

Gazetare: Sh. Elezaj

/rtsh.al/