RTSH 24 Live

Aktualitet

Atmosfera e Pashkëve në Mirditë, besimtarët tregojnë momentet e përgatitjes së kremtimit të madh

30/03/2024

Atmosfera e Pashkëve në Mirditë, besimtarët tregojnë momentet e përgatitjes së kremtimit të madh

Mirdita është një prej zonave qe e praktikon pothuajse masivisht besimin fetar  ndërsa festat e shënuara të kalendarit katolik ringjallin jetën besimin dhe shpresën.

Krahas Krishtlindjeve, festa e Pashkëve është ndër më të shënuarat për besimtarët.

Përgatitjet për Ditën e Pashkëve kanë nisur, ndërsa Agetina nënë e dy vajzave, tregon për vezët si shenjë dhe simboli i kësaj feste. 

Vezët fillojnë ngjyrosjen me motive të bukura ku zakonisht janë fëmijët ata që vendosin për ngjyrat dhe kombinimet e tyre, ku e kuqja është lajtmotiv.

Vezët e dekoruara më pas u shërbehen miqve, vizitorëve dhe fëmijëve që sipas traditës shkojnë shtëpi më shtëpi, ku marrin edhe urimet e mbarësisë. 

Nënë Tereza siç dhe e thërrasin fëmijët, nusja e shtëpisë, nipërit dhe mbesat tregon si arrinin t’i festonin në fshehtësi, festat fetare, në kohën e regjimit komunist.

Në familjet mirditore në raste gëzimesh apo festash si kjo e pashkëve, fëmijët ofrojnë pamje mbresëlënëse me veshjet autentike e plot ngjyra të krahinës.

Në këtë familje ashtu si edhe në të gjitha familjet e zonës, pashkët shoqërohen me një atmosferë të mrekullueshme, falë fëmijëve të cilët ia shtojnë edhe më shumë devocionin dhe alegrinë këtij kremtimi mjaft të shënuar për besimtarët katolikë.

/rtsh.al/