RTSH 24 Live

Teknologji

Astronomët zbulojnë një vrimë të zezë masive duke përdorur një teknikë të re

29/03/2023

Astronomët zbulojnë një vrimë të zezë masive duke përdorur një teknikë të re

Një vrimë e zezë ultra masive, e kuptuar si një nga më të mëdhatë e zbuluara ndonjëherë, është zbuluar nga astronomët duke përdorur një teknikë të re.

Gjetjet, të publikuara nga Royal Astronomical Society, tregojnë se vrima e zezë është më shumë se 30 miliardë herë më e madhe se masa e diellit një shkallë që rrallë shihet nga astronomët.

Studiuesit e përshkruan atë si një zbulim "jashtëzakonisht emocionues" që hap mundësi për zbulimin e vrimave të tjera të zeza.

Ekipi, i udhëhequr nga Universiteti Durham në Mbretërinë e Bashkuar, përdori një teknikë të njohur si lente gravitacionale ku një galaktikë e afërt përdoret si një xham zmadhues gjigant për të përkulur dritën nga një objekt më i largët.

Kjo u mundësoi atyre të ekzaminojnë nga afër se si drita përkulet nga një vrimë e zezë brenda një galaktike qindra miliona vite dritë nga Toka.

Simulimet super kompjuterike dhe imazhet e kapura nga Teleskopi Hapësinor Hubble u përdorën gjithashtu për të konfirmuar madhësinë e vrimës së zezë.

Kjo është vrima e parë e zezë e gjetur duke përdorur lente gravitacionale, me ekipin që simulon dritën që udhëton nëpër univers qindra mijëra herë.

Vrimat e zeza ultra masive janë objektet më masive në univers dhe një gjetje e rrallë për astronomët.

Origjina e tyre është e paqartë, me disa që besojnë se ato janë formuar nga bashkimi i galaktikave miliarda vjet më parë.

Sa herë që një galaktikë bashkohet me një tjetër, yjet humbasin dhe një vrimë e zezë fiton masë gjë që përbën masën tepër të lartë të disa vrimave të zeza.

/rtsh.al/