RTSH 24 Live

Kuriozitete

Astronomët nuk e shpjegojnë dot: Sinjale misterioze radioje vijnë nga ‘Rruga e Qumështit’

12/10/2021

Astronomët nuk e shpjegojnë dot: Sinjale misterioze radioje vijnë nga ‘Rruga e Qumështit’

Astronomët kanë zbuluar valë radio të pazakonta që vijnë nga qendra e Rrugës së Qumështit – por ata nuk e dinë se çfarë i shkakton ato. Grupi i sinjaleve, i quajtur kolektivisht ASKAP J173608.2-321635 sipas koordinatave të tyre, sugjerojnë një grup të ri të objektit yjor, sipas ekspertëve. Ata u zbuluan duke përdorur radio teleskopin ASKAP në shkretëtirën e Australisë Perëndimore, rreth 500 kilometra (800 km) në veri të Perth. Ajo që është e çuditshme është se sinjali ndizet dhe fiket në intervale të parregullta për javë të tëra, para se papritmas të ‘fiket’ dhe të errësohet – diçka që nuk përputhet me asnjë objekt të njohur hapësinor, zbulojnë ekspertët.