RTSH 24 Live

Lifestyle

Aspirina mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të diabetit tek moshat mbi 65 vjeç

04/09/2023

Aspirina mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të diabetit tek moshat mbi 65 vjeç

Marrja e aspirinës çdo ditë mund të ulë rrezikun e diabetit të tipit 2 tek njerëzit mbi 65 vjeç. Rezultatet erdhën pas një studimi ku ishin përfshirë një grup njerëzish të moshës mbi 65 vjeç, pa sëmundje kardiovaskulare, demencë dhe paaftësi fizike të cilët u monitoruan prej më shumë se katër vjetësh.

Studiuesit thanë se gjetjet meritojnë punë të mëtejshme, por theksuan se ato nuk ndryshojnë udhëzimet aktuale për përdorimin e aspirinës për njerëzit e moshuar.

Ekspertët thonë se 75 mg aspirinë çdo ditë mund të ndihmojnë në parandalimin e goditjeve dhe sulmeve në zemër te njerëzit me rrezik të lartë prej tyre, por duhet të merren vetëm nëse e rekomandon një mjek.

Hulumtimi i ri u drejtua nga profesori Zoungas i shkollës së shëndetit publik të Universitetit Monash në Melburn.

Por ekspertet e diabetit thane se lidhja midis aspirinës dhe diabetit është ende e paqartë dhe mbart një rrezik të efekteve anësore.

Rreth 1.3 miliardë njerëz mund të kenë diabet deri në vitin 2050 më shumë se dyfishi i numrit aktual sipas një studimi të botuar në revistën The Lancet Diabetes and Endocrinology.

/rtsh.al/