RTSH 24 Live

Aktualitet

Asambleja e OKB-së me liderët e botës, Begaj: Moment bashkëpunimi ndërkombëtar

18/09/2023

Asambleja e OKB-së me liderët e botës, Begaj: Moment bashkëpunimi ndërkombëtar

Sot është hapur java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

"Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me liderë të tjerë botërorë," i parapriu aktivitetit presidenti Bajram Begaj.

Kreu i shtetit ndodhet në Nju-Jork dhe të martën do i drejtohet sesionit të 78-të të Asamblesë, ditë kur do të fillojë edhe debati i përgjithshëm.

Presidenti Begaj do të marrë pjesë gjithashtu edhe në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në vigjilje të Sesionit.

Po ashtu, kreu i shtetit do të zhvillojë takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani iu bashkua të dielën panelit të organizatës ndërkombëtare të punës, që synon të identifikojë iniciativat që vendet mund të shfrytëzojnë për përshpejtimin e realizimit të prioriteteve.

Shqipëria do drejtojë më 20 shtator Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Nderi i takon kryeministrit Rama, i cili do jetë në krah të presidentit amerikan Bajden (o. Joe Biden) dhe liderëve të tjerë.

Kreu i qeverisë pritet të drejtojë debatin e hapur me fokus stabilitetin dhe paqen më 20 shtator, kur është parashikuar edhe një takim dypalësh me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.

/rtsh.al/