RTSH 24 Live

Aktualitet

Arrestohet 46 vjeçari në Mat, kapet duke u kujdesur për bimët narkotike në pyll

4 orë para

Arrestohet 46 vjeçari në Mat, kapet duke u kujdesur për bimët narkotike në pyll

Një 46 vjeçar në Mat ka rënë në prangat e policisë për kultivim bimësh narkotike.

Sipas policisë, si rezultat i operacionit të koduar “End”, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth Baz, i cili u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në pyllin e fshatit ku banonte.

Nën hetim është vënë edhe kryetari i fshatit Rreth Baz për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. D., kryetar i fshatit Rreth Baz.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

/rtsh.al/