RTSH 24 Live

Aktualitet

Sekuestrohen 120 kg bimë kanabis në Vaun e Dejës

2 orë para

Sekuestrohen 120 kg bimë kanabis në Vaun e Dejës

Gjatë një aksioni në Vaun e Dejës janë sekuestruar 120 kilogramë bimë kanabis në proces tharje. Pas informacioneve të marra në fshatin Karmë në vendin e quajtur “Shpati i malit” janë gjetur bimë kanabis që ishin në proces tharje.

Një pjesë e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, me anë të djegies.      

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/