RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot, përplaset për vdekje 75-vjeçarja

3 orë para

Aksident në Lezhë-Milot, përplaset për vdekje 75-vjeçarja

Një aksident tragjik është regjistruar pak më parë në aksin Lezhë-Milot.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një 75-vjeçare është përplasur për vdekje nga një motor. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e moto#ikletës, 40-vjeçarin Gj.Z.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

"Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore. 

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.  

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen", thuhet në njoftim.

/rtsh.al/