RTSH 24 Live

Politikë

Arrestimi i Veliajt, Rama shkon në Bashkinë Tiranë, takim me nënkryetarët

7 orë para

Arrestimi i Veliajt, Rama shkon në Bashkinë Tiranë, takim me nënkryetarët

Kryeministri Edi Rama ka vajtur në Bashkinë e Tiranës mesditën e të martës, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama është takuar me nënkryetarët e bashkisë Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Anuela Ristani, Frida Pashako dhe Jonida Halili.

Vetë kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetje për Veliajn, duke e cilësuar arrestimin e tij si të padrejtë dhe pa një proces të rregullt gjyqësor. Kryeministri Rama ka shprehur gjithashtu shqetësimin se prokurorët kanë ushtruar presion mbi disa dëshmitarë dhe kanë nisur hetimet duke u bazuar në letra anonime.

Ky takim vjen një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, ku SPAK ka nisur hetimet ndaj tij për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij akuzohen për krijimin e një mekanizmi të organizuar për të përfituar nga paratë publike të Bashkisë Tiranë për interesa personale.

Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie” ndërsa 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha u lanë në detyrim paraqitjeje.

/rtsh.al/